Beatrix Ramosaj “zhduk” flokët e gjatë

Bukuroshja Beatrix Ramosaj ka surprizuar fansat e saj me look-un e ri. Këngëtarja  pas një qëndrimi të gjatë në Gjermani, ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, nuk dihet nëse do të jetë rikthim përfundimtar, por gjëja e parë që ka bërë pas rikthimit ka qenë prerja e flokëve super-të gjatë në një gjatësi mbi supe.

Në fakt ndryshimin drastik në look-un e saj këngëtarja e parlajmëroi me një status në rrjetin social “Facebook”, ku shkruante: “Do pres flokët sot, e kam vendosur”.

Pas këtij statusi një lum komentesh dhe “likesh” vërshuan në profilin e Betarix-it, ku disa ishin “dakord” për këtë vendim e disa të tjerë i “luteshin” mos t’i priste.Por Beatrix dëgjoi vetëm veten, dhe nuk vonoi, për disa orë ajo postoi fotot me pajmen e re.

E rënëdishme është që Beatrix-i ndihet mirë me veten, se fansat  gjithësesi do të pajtohen me më këtë pamje. Pas kthimit nga Gjermania, Beatrix-i nuk vonoi me statusin: “Back home! Më kishte marrë malli shumë për të gjithë sidomos për familjen time! / Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button