Çështja e ezanit, “kopjohet” Turqia

Debati për projektligjin për zhurmën që po zhvillohet në Kosovë ua ka nxjerrë një udhëtim për në Turqi një delegacioni prej mbi dhjetë vetave, zyrtarë institucionesh. 

Ata do të udhëtojnë në Turqi për të parë nga afër se si e ka zgjidhur ai vend çështjen e volumit të zërit që lëshojnë objektet e kulteve fetare, gjatë thirrjeve për falje që u bëhen besimtarëve të tyre. 

Planin për këtë udhëtim e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar për Mjedis e Planifikim Hapësinor, Nait Hasani, të mërkurën, pas një dëgjimi publik që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Projektligjin për zhurmën, ku në të, ndër të tjera, si zhurmë janë cilësuar edhe volumet e zërave që lëshojnë thirrjet e ezanit në xhami dhe kambanat e kishave.  /kohaditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button