Zgjedhjet afrohen; prej marsit rroga minimale rritet për 750 denarë

Pas paralajmërimeve për rritje të pensioneve prej 600 denarësh, për periudhë të njëjtë kohore, qeveria ka parashikuar edhe rritje të pagës minimale prej muajit mars.

Për 15 ditë të punësuarit të cilët deri më tani kanë marrë pagë më të ulët, do të fitojnë rritje edhe atë rroga minimale do të jetë 8.800 denarë. Kështu ka premtuar ministri për punë dhe politikë sociale Dime Spasov.

Me këtë nuk janë marrë parasysh kërkesat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) që rroga minimale të jetë 20 mijë denarë.

Me ligj parashihet rritje e vazhdueshme për disa vite edhe atë rroga minimale të jetë 10.080 denarë.

‘Ligji ka hyrë në fuqi. Kjo do të thotë se rreth 6500 qytetarë të cilët janë të punësuar dhe punojnë për rrogë minimale, nga muaji mars do të kenë rritje. Parashikuam që pagat të rriten në tre vitet e ardhshme. Paga minimale prej 8050 denarëve do të rritet në 8.800 denarë’ tha ai.

Në muajin mars të vitit 2015, paga minimale duhet të jetë 9.590 denarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 punëtorët të marrin pagë minimale prej 10.080 denarësh.

Firmat që refuzojnë të bëjnë rritje të rrogës minimale, do të sanskionohen, ndërsa paralajmërohen edhe kontrolle rigoroze./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button