Arena “Filipi II” ribrendohet në Telekom Arena

Arena kombëtare “Filipi II” do të ribrendohet dhe emërohet në “Telekom Arena”. Marrëveshjen për bashkëpunim sot e nënshkruan “Telekomi i Maqedonisë” dhe Shoqata aksionare për ndërrtim dhe ekonomizim me hapësirat banesore dhe afariste.

Telekom Arena e brenduar do të jetë nikoqir i Super Kupës së UEFA-s në vitin 2017 në të cilën do të marrin pjesë fituesit e Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për vitin 2016-2017.

“Mbështetja jonë do të sigurojë promovim të Telekom Arenës në korniza më të gjëra sipas shembullit të stadiumit të njohur botëror, por edhe në mënyrë shtesë do ta nxitim mënyrën e shëndoshë të jetës dhe zhvillimit të frymës sportive te qytetarët në shtet”, theksoi drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Andreas Maierhofer.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdanov me brendimin e Arenës kombëtare në Telekom Arena, Republika e Maqedonisë afrohet një hap përpara drejt trendeve botërore private në industrinë sportive.

Arena “Filipi II” është me kapacitet prej mbi 33.000 vizitorëve dhe tërësisht është në harmonizim me standardet e FIFA-s dhe UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button