Refuzohet kërkesa e PSP për përcaktimin e masave të kujdesit për të dyshuarit nga “Arka”

Gjykata penale sot kumtoi se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë speciale publike për përcaktimin e masës së kujdesit për tre të dyshuarit nga lënda “Arka”.

“Duke vepruar rreth propozimit të Prokurorisë speciale për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përcjellja ilegale e komunikimeve (PSP) për përcaktim të masës së kujdesit për tre persona të përfshirë në lëndën e PSP-së në opinion të njohur si “Arka”, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, para gjykatësit në procedurë paraprake kanë ardhur tre personat, të cilët në prani të mbrojtësit të tyre dhe përfaqësuesit të PSP-së u prononcuan në lidhje me propozimin me çka gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim me të cilën propozimi i PSP për përcaktim të masave të kujdesit për të gjithë tre personat refuzohet si i pabazë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button