Boban kritikon Milanin dhe Balotellin

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban ka krtikuar ashpër skuadrën e Milanit duke e përshkruar si ekip që është në konfuzion, pa harruar as karakterin e Mario Balotellit.

Në ndeshjen e djeshme Adel Taraabt realizoi i pari ndaj Napolit, por barazimi i Gokhan Inler dhe dy golat e Higuain prishën planet e kuqezinjëve.

“Unë e pashë ekipin në konfuzion dhe m’u duk që asgjë nuk po kuptonin. Gabime mund të ketë aty-këtu teksa Seedorf e zhvillon ekipin, por gjëja e vetme e mirë është loja e mirë e Taraabt”.

“Kjo është pse Milani është nën presion dhe po i sheh gjërat me vështirësi. E ka një Balotelli që nuk lëviz, një Robinho të paqëndrueshëm, dhe Taraabt sapo ka ardhur. Për mendimin tim, një mesfushor i tretë qëndror në këtë ekip është esencial”, ishin fjalët e legjendës së Milanit, Zvonimir Boban./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button