FSPI e prishë marrëveshjen me 6 shtëpi ortopedike, por nënshkroi marrëveshje me 91 subjekte juridike

“Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë mundëson realizimin e të drejtës për pajisje ortopedike duke ndarë mjete të konsiderueshme financiare, si dhe sigurimin e  406 llojeve të pajisjeve ortopedike, respektivisht 1210 pajisje ortopedike prej prodhuesve të ndryshëm. Deri me 31 tetor 2016 FSSHM ka nënshkruar marrëveshje me 31 shtëpi ortopedike nëpër territorin e Maqedonisë, të cilat kanë rrjet me 111 shitore të specializuara. Mjetet financiare që i parasheh Fondi për pajisjet ortopedike ndër vite shënojnë rritje kështu që në vitin 2016 janë paraparë 550 milion denarë”, njoftojnë nga FSPI.

Ata shtojnë se Fondi në mënyrë permanente zbaton kontrolle mbi punën e institucioneve shëndetësore publike dhe private që kanë marrëveshje aktive me Fondin.

“Nga kontrolli që u është bërë shtëpive ortopedike me të cilët Fondi ka marrëveshje, si dhe nga kontrolli i kryqëzuar nga sistemit elektronik, Fondi vërtetoi se në 6 shtëpi ortopedike ka parregullsi gjatë procesit të punës dhe shkelje të marrëveshjes me Fondin. Nga kontrolli i caktuar, në pajtim me detyrimet e marrëveshjes, Fondi me 31.10.2016 ndërpreu kontrata me 6-të shtëpitë ortopedike tek të cilat u vërtetuan parregullsi gjatë punës”, shtojnë nga FSPI.

Nga Fondi informojnë se pas përfundimit të Shpalljes publike, Fondi nënshkruajti marrëveshje me 91 subjekte juridike që kanë 332 njësi pune (pika të shitjes) nëpër territorin e Maqedonisë, për disa lloje të pajisjeve ortopedike. Deri më tani shtëpia ortopedike më e madhe kishte vetëm 16 filiale në 14 qytete, ndërsa tani disponueshmëri të e pajisjeve ortopedike do të ketë nëpër të gjitha qytet e Maqedonisë.

“Duhet të theksojmë se në Thirrjen publike të fundit, nuk janë siguruar marrëveshje për shpërndarjen e një pjese të vogël të paletës së pajisjeve ortopedike individuale për të cilat të siguruarit kanë të drejtë në pajtim më ligjin dhe aktet nënligjore të Fondit, dhe për atë, është bërë një riorganizim në njësitë rajonale të Fondit, më të cilën të siguruarit i mundësohet  ta shfrytëzojnë të drejtën e refundimit të mjeteve për pajisje ortopedike të furnizuara paraprakisht, brenda afatit kohor të një jave.  Në rast se Fondi konstaton se nevojitet ndonjë pajisje ortopedike që nuk ofrohet nga subjektet juridike me të cilat ka nënshkruar marrëveshje atëherë ekziston mundësia që sërish të shpallet Thirrje publike vetëm për pajisjen ortopedike në fjalë”, shpjegojnë nga FSPI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button