Përfaqësues të APKE-së i kanë përshëndetur reformat gjyqësore në Shqipëri
Gjatë vizitës në Shqipëri në periudhën prej 26 deri më 30 tetor të vitit 2016, raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Andrej Hunko nga Gjermania dhe Xhouzef O’Rajli nga Irlanda i kanë përshëndetur reformat vijuese gjyqësore në vend, theksohet në kumtesën e APKE-së.
Raportuesit pozitivisht e kanë vlerësuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat krijojnë mundësi për reforma më themelore dhe githpërfshirëse të sistemit gjyqësor dhe përmendën se pavarësia e pamjaftueshme, e paanshme e gjyqësisë, presioni politik dhe intervenimi kanë qenë shkaku shumëvjeçar për shqetësim i APKE-së.
“Pranimi i shpejtë i reformave dhe zbatimi i tyre konsekuent tani janë faktorët kyç për Shqipërinë dhe janë shumë të rëndësishme nga pikëvështrimi i fillimit të mundshëm të bisedimeve për inkuadrim drejt BE-së”, vërejnë raportuesit.
Ata, gjithashtu, paralajmërojnë se tensionet politike para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017 mund ta vështirësojnë zbatimin e reformave strukturore.
“Fryma e bashkëpunimit, e cila ka sjellur deri në miratim të reformave gjyqësore në korrik, duhet të vazhdojë me qëllim që të arrihet progres me reformat në të ardhmen”, shtuan dy raportuesit.