Zgjedhjet presidenciale në SHBA pa vëzhgues rusë

Komisioni qendror zgjedhor rus (RCI) kumtoi se nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmetoi agjencia ruse TASS.

Kryetarja e RCI, Ela Pamfilova, në seminar të OSBE-së në Vjenë dedikuar zgjedhjeve demokartike, deklaroi se ky nuk është vendim i RCI-së, por qëndrim i shumicës të cilët mendojnë se në këtë mënyrë Rusia do të ndikojë ndaj zgjedhjeve.

“Mospjesëmarrja jonë në këtë proces është dëshmi se ne në asnjë mënyrë nuk duam të ndikojmë dhe të nxitim akuza shtesë. Pasi nuk jemi thirrë drejtpërdrejtë nga ana e partnerëve tanë në SHBA, nuk kemi as përgjegjësi”, tha Pamfilova.

Ajo shtoi se pa dallim të asaj, Moska iu lejoi një numri të madh të vëpzhguesve t’i monitorojnë zgjedhjet parlamentare në Rusi, që u mbajtën më 19 shtator.

Moska paraprakisht kishte kontest me Uashingtonin rreth tentimit që të dërgojnë vëzhgues në zgjedhjet presidenciale dhe e akuzoi SHBA-në për marrje të qëndrimit antirus.

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov paraprakisht deklaroi se kolegët amerikanë nuk duhet të konsiderojnë se Rusia “thjeshtë do të harrojë” në ndalesën për vëzhguesit rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button