Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me diell me erë të dobët jugore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë celsius.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të enjten, pasdite do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë natës drejt të premtes paradite do të ketë reshje të dobëta të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button