KB: Pjesëtarët e SHI-së kanë vrarë 40 persona në Mosul dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë 25.000 banorë

Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së thotë se ka pranuar informacione të reja për vrasje masive të kryera nga militantët e Shtetit Islamik brenda dhe përreth qytetit Mosul në Irakun Verior.

Zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Ravina Shamdasani, tha se Zyra ka marrë njoftime nga terreni se 40 ish pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë janë ekzekutuar më 29 tetor nga militantët e SHI-së të cilët hodhën trupat e tyre në lumin Tigër, transmeton REL.

Shamdasani tha se SHI gjithashtu ka provuar që të transportojë rreth 25 mijë civilë nga qyteti në Hammam al Alil, rreth 15 kilometra në jug të Mosulit gjatë orëve të para të mëngjesit më 31 tetor – me gjasë për t’i përdorur si mburoja njerëzore në mbrojtje të pozicioneve të SHI- së.

Paralajmërimi erdhi tri ditë pasi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zei Ra’ad Al Husein, tha se militantët e SHI-së kanë rrëmbyer mbi 7 mijë familje për t’i përdorur si mburoja njerëzore kundër ofenzivës së forcave qeveritare irakiane në Mosulin e kontrolluar nga SHI-ja.

Husein tha gjithashtu se javën e kaluar 232 civilë, përfshirë edhe 130 ish pjesëtarë të sigurisë të Irakut, janë vrarë nga militantët e IS-it në Mosul al-Ghazlani, në një bazë ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button