Vuajtjet e refugjatëve të brendshëm në Mosul nuk kanë fund

"Mbijetojmë nga ndihmat. Vazhdojmë jetën në kushte të vështira. Jeta në kamp është shumë e vështirë në stinën e dimrit. Ka përmbytje e baltë", thotë Halime Muhammed, nënë e 5 fëmijëve

Refugjatët e brendshëm në Mosul të Irakut, ku kanë ndodhur shkatërrime të mëdha si pasojë e përleshjeve me organizatën terroriste DEASH, vazhdojnë jetën e tyre në kushte të vështira në kampet me tenda, të cilat ndodhen përreth qytetit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Jeta për refugjatët e brendshëm të cilët filluan të jetojnë në kampe përreth qytetit, duke u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve të dhunshme nëpër rrugë pas operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH që filluan në vitin 2016 në Mosul, jeta është vështirësuar edhe më shumë me ardhjen e stinës së dimrit.

Rreth 10 mijë qytetarë të Mosulit të cilët jetojnë në kampin për refugjatë Cedda në qytezën Kayyara në jug të qytetit, qëndrojnë në kampin e mbuluar me baltë për shkak të temperaturave të ulëta dhe motit me shi. Kjo gjendje më së shumti i prek fëmijët dhe gratë.

Përkundër asaj që ka kaluar një vit nga operacioni për çlirimin e Mosulit, ka pengesa të shumta për moskthimin e civilëve në shtëpitë e tyre, si ajo e banimit, problemet e sigurisë, mundësitë e pakta për punë dhe mos largimi i rrënojave.

Refugjatët të cilët ëndërrojnë kthimin në shtëpitë e tyre me shpresë se qyteti i tyre do të rindërtohet, dëshirojnë t’u vijë fundi vuajtjeve të tyre në kamp dhe t’i kthehen jetës normale si dikur.

Halime Muhammed, (35 vjeçare) nënë e 5 fëmijëve, tregon shqetësimet e saj për atë që fëmijët e saj mund të sëmuren për shkak të kushteve jo të mira higjienike në kamp dhe për shkak të mungesës së ushqimit. “Pas DEASH-it jeta në Mosul ende nuk është kthyer në normale. Mbijetojmë nga ndihmat. Vazhdojmë jetën në kushte të vështira. Jeta në kamp është shumë e vështirë në stinën e dimrit. Ka përmbytje e baltë”, thotë ajo.

Gjithashtu edhe 25 vjeçarja Samah Hamad thotë se në Irak nuk kanë parë ditë të mira. “Burri më ka vdekur, më duhet të kujdesem për 4 fëmijët. Zyrtarët duhet të shohin se si jetojmë. Nuk humbën jetën në luftë por u dënuam me një jetesë në kushte të vështira dhe mungesë të ushqimit”, tha ajo.

Duke shprehur dëshirën e saj për fillimin e menjëhershëm të rindërtimit të qytetit, Hamad theksoi se duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Sipas saj, zgjidhja sa më shpejtë e problemeve do të mundësojë rikthimin e qindra mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button