Sekuestrohen 500 kg drogë, policia publikon emrat e shqiptarëve

Policia greke ka publikuar emrat e dy shqiptarëve, të cilët u kapën me 500 kg drogë nga policia greke në Igumenicë. Ata janë, Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata dhe u arrestuan një ditë më parë nga policia për trafik droge. 

Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në një skaf. Njëri nga transportuesit e drogës Robert Gërdhuqi është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 1998 për vrasje. 

Polica ka shpallur në kërkim edhe 35-vjecacrin XH.T nga Saranda. Operacioni nisi që prej kanalit të Korfuzit, ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën.

Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke sekuestruar drogën, rreth 500 kg marijuanë, e duke vënë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button