El Salvador: Ish-presidenti i ka vjedhur 246 milionë dollarë

Prokurori shtetëror i El Salvadorit, Dagllas Mendelez publikoi se ish-presidenti i këtij shtetit qendroro-amerikan, Elias Antonio Saka, i ka vjedhur 246 milionë dollarë para shtetërore. Saka dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar fundjavën e kaluar.

“Një shumë e përgjithshme prej 246 milionë dollarë është përvetësuar dhe është transferuar në llogari të individëve dhe në dobi të të akuzuarve”, deklaroi Mendelez në konferencë shtypi.

Disa kompani të cilat lidhen me një familjar të Sakës janë nën hetim me urdhra gjyqësorë.

Saka (51) dhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar në mesin e së cilëve edhe tre aktual të qeverisë së El Salvadorit, janë arrestuar gjatë fundjavës me akuzën për përvetësim dhe larje parash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button