Shkup, dhjetë aksidente dje në Shkup, “karrotreci” largon 89 automjete

Dhjetë aksidente kanë ndodhur në Shkup gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara, me ç’rast më lehtë janë lënduar katër persona. Gjashtë aksidente janë me pasojë dëme materiale.

Siç njoftuan për MIA-n nga SPB – Shkup, policia rrugore ka sanksionuar dy drejtues nën ndikimin e alkoolit, tre persona të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, 18 pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar, ndërsa 16 gjatë drejtimit të automjetit kanë shfrytëzuar telefonin celular apo nuk e kanë mbajtur rripin e sigurisë. Janë ndaluar edhe 64 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, gjatë ditës së djeshme janë menjanuar 89 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit motorik dhe të këmbësorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button