Mediat e huaja merren me Ledrin e Angela Martinin

Më nuk ka pikë dyshimi për atë sa Ledri Vula e ka arritur atë që ka dashur.  Klipi i këngës “100 probleme”, ka filluar të përflitet edhe në mediat e huaja.

Shumë portale elektronike me famë shkruajnë për suksesin e këtij klipi.

Blick.ch, tejet e famshme në Zvicer dhe Gjermani, diskuton paraqitjen e modeles Angela Martini dhe sensualitetin e saj në këtë video, transmeton Indeksonline.

“Angela duket e mahnitshme në videon e reperit shqiptar, i cili rikthehet pas dy vitesh në muzike, dhe këtë herë më fuqishëm se kurrë”, shkruan blick.ch. Ndërkohë, komentohet edhe afërsia e Ledrit dhe Angeles.

Reperi shumë popullur Ledri Vula cilësohet si i denjë për Grammy. Tutje, janë botuar disa foto “hot” të Angeles, të realizuara në borë nga fotografi Fadil Berisha. Edhe në këtë shkrim është zënë në gojë Ledri. 

Nëse Angela Martini e shkrin borën, po Ledrit çfarë mund ti bëjë?

Lajme të ngjashme

Back to top button