Turqi, në Çanakale brenda dhjetë muajve janë kapur 21 mijë migrantë

Në provincën Çanakale të Turqisë, në veriperëndim të këtij vendi, për dhjetë muaj janë kapur rreth 21.000 migrantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë nga Turqia në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Migrantët e ndaluar me origjinë janë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Eritrea, Iraku, Irani dhe Maroku. Më shumë migrantë, 14.739 janë nga Siria, vijon Mianmari me 4.257 dhe Pakistani me 594 migrantë.

Sivjet është regjistruar numër i vogël i migrantëve nga Iraku dhe Irani. Kur është fjala për trafikimin e migrantëve, prej 272 personave, 37 prej tyre janë mbajtur në paraburgim, ndërsa janë konfiskuar edhe 180 automjete dhe 6.828 jelekë për shpëtim.

Mijëra migrantë të cilët për arsye të ndryshme, në mesin e të cilave janë luftërat dhe kushtet e këqija ekonomike, arrijnë në Turqi prej ku nisen drejt Evropës.

Pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të Turqisë janë nga rrugët e pashmangshme të “rrugës së shpresës”.

Nga Ayvacika, provinca turke Çanakale, deri në ishullin grek Lesbos distance është rreth pesë milje për shkak të cilës shumë migrantë e përdorin këtë rrugë, si hapin e parë drejt Evropës.

Ekipet e rojës bregdetare, por edhe pjesëtarët e forcave të armatosura turke rregullisht patrullojnë për të parandaluar migracionin ilegal. Patrullimet janë të shpeshta gjatë kushteve të këqija klimatike, meqë jeta e migrantëve është në rrezik.

Ekipe të xhandarmërisë 24 orë në ditë patrullojnë në rajonet kritike për t’iu pamundësuar migrantëve që në mënyrë ilegale të nisen në rrugën që ka marrë mijëra jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button