Mundësit sot kërkojnë vend në reprezentacion

Gjatë ditës së sotme në Radovish do të mbahet kampionati zgjedhor në mundje për seniorë, ku edhe do të bëhet përzgjedhja e mundësive për reprezentacion. 
Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjitha klubet e vendit tonë, në mesin e të cilëve edhe klubi i mundjes Liria, që do të përfaqësohet me 12 garues të udhëhequr nga trajneri Lulzim Vrenezi, i cili është edhe seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë për seniorë. 

Sipas fjalëve të kryetarit të klubit Liria, Betim Vrenezi, të gjithë mundësit janë të përgatitur, pas stërvitjeve të suksesshme që kishin në Kitkë. 
“Mundësitë e KM Liria kanë vazhduar me përgatitje edhe në palestrën “Mentas Allajbegu” dhe mund të presim rezultate pozitive”, ka thë mes tjerash Vrenezi. 

Ai shtoi se më së shumti pritet nga mundësit Jasin Rexhallari, Metin Ramadani dhe Besmir Veseli. Garat në mundje do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë në qytetin e  Radovishit, duke filluar nga  ora 11:00 deri në orën 16:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button