“NBA Shkupi” afër triumfit historik

Klubi i basketbollit “NBA Shkupi”, sot në palestrën “Burimet e Biljanës” në Ohër duke filluar nga ora 15:00 do të luaj ndeshjen finale kundër “MZT Skopje”.  
Në radhët e ekipit shkupjan mbretëron një atmosferë e shkëlqyer, ku dëshira për të ngadhënjyer është e madhe. 

“Ky është moment për të cilin po jetojmë. Kemi mbështetjen e të gjithëve, të mediave, të popullit shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, të sportdashësve të basketbollit dhe kuptohet të Shvercerave. Në emër të Zotit do të dalim fitues. Lojtarët mezi po presin të fillojë ndeshja, do ta japin zemrën në parket për të treguar se jemi më të mirët. Shpresojmë se do t’ia dalim, s’ka asgjë tjetër përveç fitores”, deklaroi trajneri Enver Miftari. 

Mes tjerash trajneri i ekipit shkupjan ka shtuar se përkrahje kanë pasur nga ministri i  Ekonomisë, Valon Saraçini si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, që u  kanë mundësuar udhëtimin dhe vendosjen në Ohër. NBA Shkupi në rrugën drejt finales eliminuar fillimisht Vardarin dhe në gjysmëfinale Rabotniçkin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button