Xhandarmëria turke sekuestron 175 ton nitrat amoni, një i arrestuar (FOTO)

Pjesëtarët e xhandarmërisë turke në dy operacione në provincën juglindore të Dijarbakirit sekuestruan 157 ton nitrat amoni e cila përdoret për përpunim të mjeteve shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, ndërhyrjet e njësive të xhandarmërisë janë bërë në lagjen Resik në Dijarbakir, në dy lokacione dhe se me këtë rast janë gjetur 157 ton nitrat amoni në 3.200 pako.

20161028_2_19808354_15451366_web

Në deklaratën e zyrës së guvernatorit të Dijarbakirit, operacionet janë kryer me qëllim të gjetjes dhe kapjes së terroristëve të PKK-së, ku sekuestruan materiale dhe pajisje që përdoren për përpunimin e mjeteve shpëthyese për ti vendosur përskaj rrugëve, pranë institucioneve, në makina, si dhe bomba të gjalla lëvizëse.

Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë gjetur edhe mijëra litra lëndë djegëse të lëngëta në pesë fuçi plastike.

Në kuadër të operacionit është arrestuar një i dyshuar.

Siç është paralajmëruar, operacionet vendimtare kundër terrorizmit do të vazhdojnë për të mbrojtur popullatën lokale.

20161028_2_19808354_15451368_web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button