KUJDES! Ky produkt që përdorni çdo ditë mund të rezultojë i rrezikshëm

Shumica e njerëzve i pastrojnë veshët me kunja të posaçme pambuku. Por, a e dini se kështu jo vetëm nuk i pastroni veshët, por do të keni dhe pasoja të rrezikshme?  Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë thekson se në rrethana ideale kanalet e veshit nuk duhet të pastrohen. Shumë njerëz gabimisht besojnë se dylli i veshit duhet të hiqet në mënyrë rutinë për higjienën personale, por nuk është kështu, shkruan shendeti.com.al.

Në fakt, duke u përpjekur të hiqni dyllin me kunja veshësh apo pajisje të tjera të këtij lloji, mund të çoni në dëmtim të veshit, përfshirë këtu edhe trauma apo shurdhim të përkohëshëm. Këto objekte mund të shtyjnë dyllin më thellë dhe të bllokojnë kanalin.

Në shumicën e rasteve ku njerëzit ankohen për bllokim të veshëve, kjo ka ndodhur për shkak të objekteve që kanë përdorur për ta pastruar atë. Kur kjo ndodh, mund të sjellë bakteret, viruset nga veshi i jashtën në atë të brendshëm, duke rritur kështu rrezikun e infektimit, humbjen e dëgjimit apo të çajë daullen e veshit.

Nëse doni t’i pastroni veshët, shpëlajini ato me ujë të pastër ose hidhini 2 pika vaj kokosi ose ulliri brenda në vesh dhe dylli do të dalë vetë jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button