Ja me kë do të shkojë në koalicion Lubço Georgievski

VMRO – Popullore solli vendim që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor, t’i bashkëngjitet bllokut opozitar të djathtë, apo gjegjësisht bashkë me FRODEM-in e Jove Kekenovskit, Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanovit, dhe Të Bashkuar për Maqedoninë të Lube Boshkovskit mëson agjencia e lajmeve “Meta”, transmeton Portalb.

Gjithashtu, sipas informatave të fundit, është arritur marrëveshje që bartës të listave të jenë Trajanov në njësinë e parë, Jove Kekenovski në njësinë e dytë, Lubpço Georgievski në njësinë numër tre dhe Lube Boshkovski në njësinë zgjedhore numër pesë.

Mësohet se VMRO – Popullore, do ta merr edhe njësinë numër katër dhe sipas të gjitha gjasave bartës liste do të jetë Nikolla Tasev.

Ky vendim, vjen pas disa ditëve bisedime të cilat VMRO – Popullore i ka bërë me opozitën dhe pushtetin.

Të martën, pas seancës dyorëshe të tensionuar në bordin ekzekutiv, VMRO – Popullore nuk ka sjellë vendim se me kë do të bëjë koalicion dhe kë  do ta përkrahë në zgjedhjen e parakohshme parlamentare.

Atëherë, anëtarët vendosën që t’i japin kryetarit Lubço Georgievski, që të sjellë vendim përfundimtar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button