Rreth 100 emigrantë u zhdukën në afërsi të bregdetit libian

Rreth 100 emigrantë, të cilët kanë tentuar në Evropë, prej dje rezultojnë të zhdukur në afërsi të bregdetit libian, pasi prej një anije e cila është mbytur në të cilën kanë qenë 126 persona janë shpëtuar 29.

“Janë shpëtuar 29 emigrantë ilegal me origjinë afgane, të cilët kanë qenë në një anije gome, e cila ka filluar të mbushet me ujë dhe të mbytet”, deklaroi gjenerali Ajub Kasem, zëdhënës i flotës ushtarake detare në Tripoli.

Një prej të mbijetuarve ka theksuar se anija ka lundruar nga Garabuli, 70 kilometra në lindje të Tripolit, ndërsa në të kanë qenë 126 persona. Sipas tij, 97 persona, në mesin e së cilëve tre gra dhe një fëmijë rezultojnë të zhdukur.

Të paktën 3.800 emigrantë e humbën jetën dhe u zhdukën në Detin Mesdhe nga fillimi i këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button