Rritet numri i republikanëve që konsiderojn se Hilari Klinton do të fitojë në zgjedhje

Rritet numri i republikanëve, që konsiderojnë se kandidatja e Partisë Demokratike Hilari Klinton me siguri do të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

Anketa e Rojtjers dhe Institutit IPSOS, e zbatuar nga 20 deri në 24 tetor tregon se 41 për qind e republikanëve presin që Klinton të fitojë në zgjedhjet e 8 nëntorit, transmeton BTA.

Dyzet për qind të republikanëve deklaruan se do të fitojë Tramp.

Këto rezultate tregojnë një rënie drastike të besimit nga muaji i kaluar, ku 58 për qind e republikanëve deklaruan se kandidati i tyre do të fitojë në zgjedhjet, përkundër 23 për qind, aq sa presin fitoren e Klintonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button