Hasani: RDK-ja i manipulon me dokumentet që i mori me kërkesë të saj

Shefit të Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit,  Bashkim Hasani nëpërmjet një pres konference i është përgjigjur akuzave të RDK-së. 

RDK-ja nëpërmjet pasqyrimit të dokumentacioneve ka akuzuar në vazhdimësi, udhëheqjen e komunë së Gostivarit për keqpërdorimin e mjeteve financiare të Komunës.

Bashkim Hasani, tha se RDK-ja është duke keqpërdorur dokumentacionet që i janë ofruar kësaj partie pas kërkesës së saj, duke i keqinterpretuar për opinionin publik.

“Ne e njoftojmë opinionin se ditë me parë, në bazë të Ligjit për Qasje deri te Informacionet me Karakter Publik, subjektit lokal RDK Gostivar, pas kërkesës së tyre u kemi dorëzuar fatura, kontrata dhe dokumentacione të ndryshme për mbi 10 kërkesa të tyre të parashtruara për një periudhë të shkurtër. Por, këta të fundit, dokumentacionet që ne si komunë ua kemi dorëzuar, ata dje, sot dhe ditëve në vijim i shtrembërojnë, i komentojnë dhe i interpretojnë sipas dëshirës dhe bëjnë politikë”, tha Bashkim Hasani. 

Vendosëm që të publikojmë një seri mega skandalesh me miliona euro të bëra nga Rufi Osmani dhe Kurtish Salija në periudhën e qeverisjes 2009-2013, me qëllim për tua bërë të qartë popullatës këtu e më gjerë se si Rufi Osmani e keq udhëhoqi komunën, se si i keqpërdori parat e buxhetit komunal dhe ku përfunduan milion euro.  

Bashkim Hasani, shefi i kabinetit të kryetarit Bejta, prezantoi disa nga skandalet, që kanë karakterizuar qeverisjen e Rufit kur ishte kryetar komune dhe që kanë të bëjnë kryesisht me akuzat e përsëritura deri më tani siç është rasti me blerjen e veturës zyrtare dhe bashkëpunimin me kompaninë e dhëndrit të tij të cilit i janë lëshuar deri në 600 mijë uro para.

Bashkim Hasani, bëri të ditur se nga dita e sodit nuk do të merren publikisht me akuzat e kësaj partie politike lokale dhe nuk do merren me ta. 

“Ne nuk do të ngremë asnjë padi ndaj njeriut të pa ditur, humbësit serik dhe personit joproduktiv, i cili gjithë kohë në mandatin e tij foli për keqpërdorime dhe fjalë fyese ndaj kryetarit Nevzat Bejta, mirëpo ja që erdhi koha dhe dolën në sipërfaqe keqpërdorimet dhe plaçkitja që i është bërë komunës nga ana e Profesor Doktorit, të cilët edhe sot e kësaj dite merren me nënçmime dhe ofendime”, tha Bashkim Hasani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button