Presidenti Ivanov anulon udhëtimin për në Soçi, avioni në defekt

Vizita e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në Soçi është anuluar për shkak të defektit serioz në avionin shtetëror gjatë ndezjes së motorëve.
 
Nga kabineti i Presidentit konfirmojnë se Ivanov sot në mëngjes duheshe të fluturojë për në Saçi, por ajo nuk ndodhi për shkak të defektit në aeroplan. 

Siç u paralajmërua më parë, presidenti i Maqedonisë Ivanov duhej të marrë pjesë në hapjen e Lojërave të 22-ta olimpike, të cilat mbahen në qytetin rus Soçi, prej ku duheshe të udhëtojë për vizitë në Moskë.

Nga kabineti i Presidentit informojnë se kryetrari Ivanov, megjithatë me linjë të rregullt do ta realizojë vizitën e planifikuar në Moskë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button