Ukë Rugovës i gjenden qindra dokumente inkriminuese në shtëpi

Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën. Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

E ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’ua caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.

Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri. Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta të së enjtes pas një seance të gjatë që a nisur në orën 13, shkrua “Koha Ditore”.

Rugova është sjell në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të EULEX-it me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i shihej. Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.

Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button