Spasovski: Askush nuk më ka kërcënuar, PSP do ta përfundojë procedurën

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se procedura  e Prokurorisë Speciale Publike , në DSK do të përfundojë në  atë moment, kur nga kompania Erikson që është prodhuese e pajisjeve për përgjim, do të vijë ekspert i cili do të ndihmojë për tërheqjen e të dhënave nga sistemi.

Ai në intervistën për TV 21, mohoi se në ministri ka dy pushtete dhe se ka qenë i kërcënuar që mos t’i përdorë ingerencat e tij ndaj funksionarëve në Ministri, të cilët e vunë në pikëpyetje korrektësinë e procedurës së prokurorëve special publik.

“Askush nuk më ka kërcënuar dhe do të ishte  e kotë që të kërcënoheshin, kjo gjë nuk kalon te unë, përkundrazi konsideroj se as kërcënimet e as çfarëdo lloji i trysnive  nuk mund ta pengojnë drejtësinë. Drejtësia duhet t’i kap të gjitha ata, që kanë bërë çfarëdo keqpërdorimi në Maqedoni”, u shpreh Oliver Spaspvski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button