TIM kërkon që institucionet të ndërmarrin hapa konkrete pas revizionit në Ministrinë së Arsimit

“Transparency International Macedonia” (TIM), u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pas publikimit të të dhënave të Raportit përfundimtar të revizorit shtetëror kompetent për revizionin e realizuar të raporteve financiare bashkë me auditimin e revizionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në llogari të buxhetit themelor për vitin 2015, sipas të cilit konstatohen një numër i madh i parregullsive gjatë punësimit të personave dhe harxhime të paparamenduara të parave publike të cilat Ministria i ka pasur në dispozicion, njofton Portalb.

“Duke e pasur parasysh se Raporti e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR), përmban bazë dyshimi për kryerjen e parregullsive të cilat në vete përmbajnë disa vepra penale, është shqetësuese që institucionet kompetente ende nuk kanë reaguar për atë. I bëjmë thirrje ESHR-së që në bazë të ligjit institucioni në fjalë t’ia dorëzojë raportin Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe deri te Prokuroria Publike e Maqedonisë me qëllim që ata të veprojnë më tej me rastin”, thuhet në reagimin e TIM-së.

TIM, vlerëson se është e palejueshme që të injorohen raportet e revizionit dhe për këtë kërkon që institucionet kompetente sa më shpejtë t’i shqyrtojnë të dhënat nga ato raporte dhe të ndërmarrin hapa konkret për locimin e përgjegjësisë për kryerjen e parregullsive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button