OEMVP në takim me Zëvendësministrin plotësues të Financave Kire Naumov

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, sot realizoi takim me Zëvendësministrin plotësues të Financave Kire Naumov. Në takim u diskutua për gjendjen aktuale parazgjedhore dhe ndikimin e krizës politike në bizneset në vend.

Gjithashtu u shqyrtuan edhe problemet me të cilat përballen kompanitë anëtare të OEMVP-së që janë të lidhura me kompetencat e Drejtorisë për të ardhura publike dhe Drejtorisë së doganave, siç janë lejet e ndryshme, aprovimet, procedurat, tatimet, inspekcione dhe kontrolet.

Në takimin e sotshëm u adresuan problemet e shkaktuara nga qeveria,me të cilat përballen anëtarët tanë gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore, veçanërisht nga shërbime të caktuara shtetërore dhe lokale të inspektimit, si dhe llojet e tjera të kontrollit.

OEMVP theksoi se kompanitë nuk duhet të pësojnë ng jostabiliteti politik i vendit, dhe u propozuan masa konkrete për të parandaluar abuzimet e mundshme nga autoritetet shtetërore duke inkurajuar raportimin e çdo abuzimi apo keqpërdorimi nga ana e autoriteteve, presionet dhe mospërputhjet në zbatimin e ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button