Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare, paradite nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut më shumë në pjesët veriore dhe lindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 12, ndërsa e ditës prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira  dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Pasdite dhe gjatë natës do të ektë dukuri të reshjeve të dobëta lokale të shiut.

Temperatura do të ejtë në interval prej 10 deri 18 gradë.

Nga e mërkura pasdite do të fillojëp të frxejë erë veriore e cila gjatë ditëve në vijim kohë pas kohe do të jetë e përforcuar dhe do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave. për shkak të zbritjes së ajrit të ftohtë nga veriu gjatë natës drejt të premtes pasdite në viset më të larta në pjesën veriperëndimroe të vendit reshjet do të kalojnë në borë. Prej të premtes pason periudhë e motit stabil, të thatë dhe më të ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button