Trump: Politika e jashtme e Clinton do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Donald Trump ka thënë se plani i politikës së jashtme i Hillary Clinton në Siri do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në mposhtjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik në vend, e jo të bindë presidentin sirian Bashar al-Assad të qëndrojë i pavarur.

Clinton ka propozuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri, për të cilën disa thonë se mund të çojë në konflikt me avionët rusë.

Fushata e Clinton akuzoi Trump se është duke  “luajtur me frikën e amerikanëve”.

Trump gjithashtu ka sulmuar republikanët të cilët nuk  përkrahin  kandidaturën e tij.

“Nëse do të kishim unitetin e partisë, do ta mundnim Hillary Clinton në këto zgjedhje” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button