Lady Gaga: Vuajta shumë nga depresioni

Lady Gaga ka folur hapur për problemet e saj me depresionin në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’. Këngëtarja e famshme amerikane ka pranuar se në fund të vitit 2013 i dukej sikur do të vdiste.

“Vuajta shumë nga depresioni në fund të vitit të kaluar. Nuk ndjeja as rrahjet e zemrës. Isha e zemëruar, cinike dhe e trishtuar. Nuk doja më të luftoja për veten time, nuk doja më të luftoja ndaj atyre që më gënjenin”, tha 27-vjeçarja.

Kthesa ndodhi më 31 dhjetor, kur ajo u zgjua duke qarë, por këtë herë u pa në pasqyrë dhe vendosi të ndryshonte situatën në të cilën ndodhej.

“I thashë vetes që atë pak energji pozitive që më kishte mbetur duhet ta shumëfishoja dhe këtë duhet ta bëja për veten time, për muzikën time, për familjen dhe fansat”, kujton Lady Gaga./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button