Një milionë funksionarë kinezë janë dënuar për korrupsion

Mbi një milionë funksionarë janë dënuar për shkak korrupsionit në tre vitet e fundit në Kinë, njoftoi Qeveria kineze.

Edhe 409 persona të cilët kanë qenë në arrati jashtë vendit janë arrestuar këtë vit.

Të dhënat janë publikuar para fillimit të Plenumit të gjashtë të Partisë komuniste në Kinë.

Në takimin në hotelin më ekskluziv Xhingsi, do të marrin pjesë pothuajse 400 funksionarë të lartë të partisë, të cilët në katër ditët e ardhshme do të bisedojnë për ndryshime të mënyrës së menaxhimit me me theks në “disiplinën partiake”.

Plenumi i gjashtë mbahet në momentin kur Partia komuniste e Kinës ka më shumë se 88 milionë anëtarë dhe ballafaqohet me periudhë të “ndryshimeve tektonike”.

Nga ardhja në krye të partisë në vitin 2012, sekretari i përgjithshëm Si Xhipçing tenton ta imponojë vullnetin e tij dhe të ndërmarrë më shumë pushtet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button