Nga fillimi i operacionit ushtarak pranë Mosulit janë vrarë 772 luftëtarë të SHI-së

Forcat irakiane të sigurisë kanë vrarë pothuajse 800 luftëtarë të Shtetit Islamik nga fillimi i operacionit për kthimin e kontrollit ndaj qytetit irakian të dytë për nga madhësia Mosul, njoftoi televizioni “Al Arabia”.

Në kumtesën e komandës së armatës irakiane theksohet se “për një javë nga operacioni në afërsi të Mosulit janë vrarë 772 pjesëtarë të SHI-së, ndërsa janë arrestuar njëzetë luftëtarë”.

Njëkohësisht forcat irakiane kanë shkatërruar 127 makina blinduese të SHI-së dhe 27 minahedhës, ndërsa kanë konfiskuar edhe një sasi të madhe armësh artilerike dhe municion.

Ushtarët irakianë e përfunduan edhe sulmin e papritur ndaj Kirkukut, i cili filloi të premten. Gjatë operacionit janë vrarë 74 xhihadistë, deklaroi guvernatori i provincës Naxhmedin Karin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button