Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në disa fushëgropa të caktuara dhe në lugina lumenjsh do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësira të dobëta. Gjatë ditës pritet që vranësirat të zvogëlohen. Në vendet më të larta dhe në male do të fryejë erë juglindore e dobët deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 12, ndërsa e ditës prej 18 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites do të ketë periudha më të gjata me diell. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 21 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, por nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të shiut dhe rritje të vranësirave. Në orët e pasdites era do ta ndryshojë drejtimin prej juglindor në verior dhe do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave për shtatë deri në 10 gradë Celsius.

Të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët jugore. Për shkak të paraqitjes së ajrit të ftohtë nga veriu gjatë natës drejt së premtes dhe të premten paradite në vendet më larta dhe në male në pjesën veriperëndimore të vendit reshjet do të kalojnë në borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button