Forcat kurde në Irak filluan rrethimin e qytetit Bashika

Forcat kurde, të cilat janë pjesë e operacionit të forcave të sigurisë irakiane për çlirimin e Mosulit, filluan rrethimin e qytetit Bashika.

Qyteti, i cili është larg Mosulit vetëm 12 kilometra, paraqet lokacion të rëndësishëm të linjës për furnizimin e forcave të Shtetit Islamik (SHI).

Një prej komandantëve kurdë, gjenerali Said Hazhar ka deklaruar për mediat perëndimore se forcat e Peshmergës veprojnë me kujdes, duke druajtur nga sulmet e bombarduesve vetëvrasës dhe prej “kurtheve me bomba”.

Kjo është përpjekja e dytë e kurdëve për të hyrë në qytet.

Javën e kaluar ata tentuan të kryejnë ofensivë mbi Bashika por është dashur të tërhiqen pasi kanë hasur në një zjarr të fuqishëm artilerik nga xhihadistët të cilët kanë shtënë nga qyteti.

“Këtë herë veprojmë me strategji më ndryshe. Qyteti është i rrethuar prej të trija anëve, ndërsa luftëtarët kurdë bahskohen në periferitë e tij”, ka thënë gjenerali Hazhar.

Forcat e Peshmegras kanë arritur ta ndërpresin rrugën nga Bashika drejt Mosulit, duke e ndihmuar në këtë mënyrë ofensivën e forcave irakiane drejt qytetit të dytë irakian për nga madhësia.

Mosuli si dhe Bashkika, nga qershori i vitit 2014 ndodhen nën kontrollin e xhihadistëve të SHI-së.

Ata atëherë jo vetëm se e dëbuan armatën irakiane por mundësan që xhihadistët të krijojnë “kalifat” në territoret e Irakut dhe Sirisë lindore, por arritën të konfiskojnë edhe armë shumë të rënda, që amerikanët ua lanë irakianëve.

Rreth 30 mijë forca irakiane, Peshmerga kurde, forcat fisnore të sunitëve arabë si dhe milicia shiite, të ndihmuar me sulme ajrore të SHBA-së dhe anëtarëve të koalicionit kundër SHI-së, janë përfshirë në ofensivën për çlirimin e Mosulit e cila filloi javën e kaluar.

Mediat perëndimore, duke iu referuar burimeve për zbulim, pohojnë se xhihadistët e SHI-së kanë filluar me ekzekutimin e të gjithë të dyshuarve për “ndihmesë dhe spiunim” në dobi të forcave irakiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button