Gostivar, komuna merr ne menaxhim stadiumin e qytetit dhe sallën e sportive

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me datë 31.01.2014, komunës së Gostivarit i janë dhënë në menaxhim të përhershëm dhe pa kompensim Stadiumi i Futbollit në Gostivar dhe Salla Sportive “Rinia”. 

Ky vendim i Qeverisë tashmë është i plotfuqishëm dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare nr. 24 të datës 31.01.2014. 

Deri më tani, me këto dy objekte sportive ka menaxhuar Ndërmarrja Publike për Ekonomizim me objektet sportive. 

Me qëllim që të përkrahet futbolli, basketbolli, hendbolli dhe kategoritë tjera sportive dhe  për sigurimin e kushteve të nevojshme për punë dhe funksionim të pandërprerë të klubeve sportive të regjistruara të cilat garojnë në kategori të ndryshme si në nivel kombëtar, regjional dhe lokal, komuna e Gostivarit kërkoi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, që objektet sportive, Stadiumi i qytetit dhe Salla Sportive “Rinia”, ti jepen në pronësi të përhershëm

Lajme të ngjashme

Back to top button