Nuk pritet që shqiptarët e Luginës të dalin me listë të veten në zgjedhjet serbe

Deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, u ka deklaruar medieve të Beogradit se ai nuk konsideron se ekziston shansi i madh që të gjitha partitë politike shqiptare të dalin me një listë të përbashkët.

“Pres nga partitë e tjera, para së gjithash ato që deri tani i kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare, që të deklarohen rreth pjesëmarrjes në zgjedhje. Ndoshta dy partitë që kanë shumicën në vetëqeverisjet lokale në Bujanoc dhe Preshevë konsiderojnë se nuk u duhen deputet dhe se ata nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Halimi për mediet serbe, transmeton presheva.com.

“Nëse deri ditën e premte nuk merret vendimi, prolongimi i vendimit do të ishte edhe strategji për bojkot, por vetëm në një mënyrë perfide, pasi nuk do të kemi kohë që t’i grumbullojmë 10.000 nënshkrime, sa duhet edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se “disa parti politike në Preshevë dhe Bujanoc platformën e tyre politike për zgjedhjet lokale dhe imazhin e tyre e kanë bazuar në bojkot të zgjedhjeve parlamentare, në bazë të cilëve kanë mbledhur edhe poena politikë, duke shtuar se këto parti për një kohë të shkurtë vështirë se mund të bindin votuesit se pse kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj zgjedhjeve parlamentare

Lajme të ngjashme

Back to top button