Pse meshkujt shikojnë gjinjtë e femrave…

Të gjithë meshkujt të cilët druhen nëse i kap gruaja apo e dashura duke parë imazhe me gjinjtë e zhveshur të një femre në televizor apo në kompjuter, nuk duhet të kenë më frikë.

Një studim i drejtuar nga Karen Weatherby, garanton se meshkujt të cilët shikojnë gjinjtë e femrave për së paku 10 minuta në ditë, mund të jetojnë 5 vjet më shumë në raport me ata meshkuj që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Nëpërmjet studimit të saj të publikuar në “New England Journal of Medicine”, doktoresha ka monitoruar për 5 vite me radhë shëndetin e 200 meshkujve.

Gjysma e tyre iu nënshtruan pamjeve ku shfaqeshin gjinjtë e femrave çdo ditë, ndërsa pjesës tjetër nuk iu treguan. Nga analizimi i të dhënave rezultoi se personat që u ekspozuan me pamjet e gjinjve të zhveshur, kishin një presion gjaku më të ulët, rrahje të zemrës më të shpeshta dhe një zvogëlim të ndjeshëm të sëmundjeve kardiake.

“Eksitimi seksual bën që të rrahë më shumë zemra, përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe zvogëlon mundësitë për tu prekur nga infarkti dhe të jetojnë më gjatë”, shprehet Weatherby

Lajme të ngjashme

Back to top button