Përleshen policia dhe studentët kosovar (Foto)

Ka përfunduar protesta para Rektoratit ku morën pjesë studentë dhe shoqëri civile. Për dallim nga herët e tjera, ata nuk e pastruan oborrin.

15:55 – Gjashtë protestues kanë marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që situata aktualisht po paraqitet e qetë. Studentët po vazhdojnë të qëndrojnë para Rektoratit, ndërsa për të premten në orët e pasdites është lajmëruar një konferencë për media nga studentët.

14:42 – Policia sërish ka filluar përdorimin e sprejit për t’i shpërndarë studentët, ndërkohë që nga përdorimi i mëhershëm i sprejit janë raportuar edhe të lënduar.

14:15LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosje kërkuan dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe të Këshillit Drejtues të UP-së, për gjendjen e krijuar ditëve të fundit në institucionin më të lartë arsimor në vend.

13:38Studentët, shoqëria civile dhe aktivistë të partive politike kanë hyrë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Raportohet se situata ka filluar të eskalojë, protestuesit kanë filluar përleshjet me policët.

Foto: Zëri

13:30Studentët janë kthyer në oborrin e Rektoratit, ndërkohë që Policisë po i drejtohen me fjalinë “Do ta merrni përgjegjësinë historike për këtë ditë”.

13:20 – Ka filluar edhe ndërhyrja e Njësisë Speciale, ndërkohë që deri tani është arrestuar një studentë.

Ka filluar edhe ndërhyrja e Njësisë Speciale, ndërkohë që deri tani është arrestuar një studentë.

Mësohet se Policia ka filluar përdorimin e ‘sprejit’, ndërkohë që studentë kanë filluar të brohorisin “marre, marre”. Ndihma e shpejtë ka arritur dhe po merret me pjesëtarin e sigurimit të UP-së.

Studentët dhe Policia kanë filluar të përleshen, derisa studentët po tentojnë të futen në ambientet e Rektoratit. Studentët po kërkojnë nga Policia që të largohen nga dyert e Rektoratit. Telegrafi mëson se një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit është lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button