IHPQ me anketë: BESA shumë afër BDI-së me rejting

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës së kaluar 6-mujore e ka ndjekur në vazhdimësi mendimin publik dhe ka realizuar hulumtim në lidhje me tematikat rreth krizës politike, si dhe rejtingjet e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qëllim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.

Pyetje:

Për cilën parti politike do votoni nëse mbahen zgjedhjet me 11 dhjetor  të vitit 2016? 

Përgjigjet Përqindjet
BDI 13.4
BESA 10.2
PDSH 6.3
LR-PDSH 5,0
RDK-Vesel Memedi 1.3
RDK-Fadil Zendeli 1.9
UNITETI 0,8
LSDM 4,0
Tjeter 0,7
Asnjere nuk votoj 31,6
Nuk e di /ska pergjigje 24.8
Gjithesej                    100,0

Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, pr secilen anketë. Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3%.

Shënim i autorit të anketës:

Konstatimi i përgjithshëm është se rezultatet e anketës dëshmojnë  se fitues apsolut nuk do të  kete. Vërehet se rejtingu i BDI-se eshte zvogluar, ne këto zgjedhje befasia do jetë  Lëvizja BESA e cila ka rritje të konsidrueshme ne rejnting.  Mund të konstatohet se  numri i deputetëve shqiptarë do të ulet, përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve do votojnë  për  LSDM –në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button