Manastir: Gjendet trupi i pajetë i një 63 vjeçare

Në korridorin para banesës ku ka jetuar është gjetur trupi i pajetë i N.A., 63 vjeçare nga Manastiri. Ajo ka pasur lëndime në pjesën e kokës, transmeton Portalb.

Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB-së Manastir, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria Publike, e cila ka urdhëruar obduksion ndaj trupit të pajetë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ora 20:10. Rastin e ka lajmëruar një mjek i spitalit të Manastirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button