E dhimbshme: Mendojnë se shtëpitë në të gjithë botën janë prej çadre (FOTO)

Disa erdhën në krahët e prindërve, ndërsa disa të tjerë në barkun e nënës, ky është fati i fëmijëve të vegjël sirianë të ikur nga lufta në vendin e tyre dhe që vazhdojnë të rriten në çadra duke menduar se janë shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia vazhdon të hapë krahët për miliona sirianë të cilët ikën nga kthetrat e luftës së egër, luftë kjo që ka afro 6 vite që vazhdon dhe e cila ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish.

varferi-5

Qyteti çadër, TEKEL, i ngritur në qytetin kufitar të Turqisë, Hatay, është një nga kampet më të vjetër. Në të banojnë 3 mijë refugjatë sirianë.

Më shumë se gjysma e banorëve të këtij kampi, rreth 1.600 janë fëmijë 0-16 vjeç. Ndërkohë 567 prej tyre kanë lindur në Turqi.

Shumë fëmijë të ardhur në krahët e nënës ose të babait, vazhdojnë të rriten në vendin ku ata e mendojnë si shtëpi, kampi qytet çadër.

Një pjesë e fëmijëve që edhe arsimimin nga kopshti deri në shkollën e mesme, e marrin në këtë kamp as që e kanë parë atdheun e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër për shkak se ka ardhur në moshë shumë të vogël nuk kujtojnë as fshatin dhe as shtëpitë e tyre.
varferi-4
Madje disa prej tyre për shkak se kanë jetuar gjithmonë në çadër, mendojnë se shtëpitë në të gjithë botën janë prej çadre.

– ”Nuk kanë qëndruar asnjëherë në një shtëpi”

Ahmet Zekkuri, një sirian nga Idlib-i i ardhur 5 vite më parë në këtë kamp, thotë se ndodhet aty me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të vogël.

Duke theksuar se kur erdhën në Turqi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, Zekkuri thotë:
varferi-3
”Gjatë qëndrimit tim këtu më lindën dy fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk e ka parë fshatin tonë. Vajza ime e cila kur erdhi këtu ishte 1 vjeç, tashmë ndodhet në parashkollor. Ndërsa 2 të tjerët janë rritur këtu. E gjithë jeta e tyre kalon në çadër. Është e thjeshtë të thuhet, por prej 5 vitesh ne jetojmë në një çadër larg atdheut tonë. Fëmijët e mi e shikojnë çadrën si një shtëpi pasi nuk kanë qëndruar ndonjëherë në një të tillë.”

Zekkur i është shumë mirënjohës Turqisë dhe Presidentit të saj të cilët ju kanë hapur dyert. Ai thotë gjithashtu se për të ardhmen e fëmijëve, lufta duhet të mbarojë sa më parë.

varferi-2 varferi-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button