Maqedonia shënon Ditën e luftës revolucionare

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë.

Me këtë rast, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë do të vendosin lule para përmendores së themeluesve të VMRO-së në Parkun “Gruaja luftëtare”.

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” sot në mesditë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta ndajë çmimin shtetëror “23 Tetori” për vitin 2016 për realizime shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë.

Çmimi shtetëror “23 Tetori” për realizime në sferën e kulturës dhe artit u ndahet artistit të artit figurativ Rexhai Iseni, profesorit të muzikës dr. Dragan Dautovski dhe aktorit Ivan Petrushevski.

Për realizime në fushën e shkencës dhe arsimit, fitues të sivjetmë janë Agim Poloska albanolog dhe Stefan Vllahov, historian dhe filozof.

Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button