Blegtori Ilievski rrëfen si është kurdisur nga pushteti

Kam fakte që të kërkoj azil politik. Që kur isha në Maqedoni kam kërkuar nga Ambasada e SHBA-së, kam kërkuar edhe në atë të Suedisë dhe Gjermanisë. Vendosa të vijë në Gjermani. Kisha presione të mëdha, isha arrestuar në mesnatë dhe kisha dy padi penale, shprehet blegtori Dushko Ilievski, në intervistën e tij për “Faktor”, transmeton Portalb.

Ai ka rrëfyer horrin nëpër të cilin ka kaluar nga pushteti akual, sa herë e kanë arrestuar, çfarë trauma ka përjetuar familja e tij dhe pse ka vendosur të shkruhet shkojë azil në Gjermani.

“Sikur të më japin azil në Gjermani nuk do të isha kthyer kurrë më në Maqedoni për të jetuar. Kam bërë këtu shokë dhe jam gjendur mirë. Do të kërkojë publikisht që Prokurorja speciale Katica Janeva t’i publikojë incizimet kur jam kurdisur dhe jam përgjuar. Në opinion dolën vetëm incizime të politikanëve, ndërkaq jo edhe të blegtorit Dushko. Isha në materialet që i posedonte Zoran Zaev, i cili më tregoi se jam aty, se si jam kurdisur nga ana VMRO-DPMNE”, thekson në rrëfimin e tij Ilievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button