Vret gruan dhe plagos kunatën, kapet në banesë 57 – vjeçari

Në këtë banesë në fshatin Çoçaj të Ndroqit, Kasem Lila vrau me armë bashkëshorten dhe plagosi kunatën e tij. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas një konflikti mes 57 – vjeçarit dhe bashkëshortes së tij, Afize Lila.

Çifti kishte debatuar ashpër gjatë orëve të pasdites, në prani edhe të kunatës së viktimës, e cila banonte ngjitur me Kasem dhe Afize Lilën.

Nga të dhënat mësohet se 57 – vjeçari më pas kishte marrë armën e gjahut që kishte në banesë dhe qëlloi mbi gruan a tij.

Kjo e fundit mori plagë të rënda dhe humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa kunata, që kishte ndërhyrë për t’i ndarë, u plagos dhe u dërgua në gjendje kritike në Spitalin e Traumës. Ajo mësohet se ka marrë një plumb në shpatull nga qitja me çifte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button