Lubço Georgievski nuk është “pro” frontit të djathtë

Në seancën e djeshme të Komitetit ekzekutiv të VMRO-Partia Popullore, është votuar për paraqitjen e partisë ne zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton Portalb.

Burime të “Libertas.mk” pohojnë se votimi ka qenë 5 vota “për” të ju bashkëngjitur frontit të djathtë, ndërkaq 2 vota “kundër”.

Kundër kanë votuar kryetari i partisë Lubço Georgievski, si dhe Llambe Arnaudov.

Pas votimit Georgievski ju ka thënë bashkëpartiakëve se janë të lirë, munden t’i shfrytëzojnë edhe vulat e partisë, por ai nuk do të jetë pjesë e atij bashkëpunimi. Georgievski i ka porositur të mos presin as që ai të paraqitet në mitingje.

Deri tash formimi i frontit opozitar të djathtë po shkon ngadalë. Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi iu kanë bashkëngjitur Lidhja Demokratike, Fronti demokratik- FRODEM, DEMOS dhe MORO- partia e punëtorëve, ndërkaq po bëhen përpjekje që t’i tërheqin edhe VMRO-PP, Të bashkuar për Maqedoninë dhe Dinjitetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button