Georgievski i fton anëtarët e VMRO-DPMNE-së të mbeten pas reformave të partisë

VMRO-PP e Lupço Georgievskit i fton anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët thonë se i vazhdojnë idetë e VMRO-së historike të mbeten pas ideve për reforma në parti ose në periudhën e ardhshme mbështetjen e tyre t’ia japin VMRO-PP-së, njofton Portalb.mk.

Nga partia e Georgievskit reagojnë në linçin që përmes mediave kryhet ndaj vëllazërisë së manastirit Pagëzor për shkak mbështetjes që këto murgj e kanë shprehur në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Ditëve të fundit jemi dëshmitar për një fushatë të çmendur kundër igumenit Partenij dhe vëllazërisë së murgjve për shkak pozitës së tyre të shprehur në mënyrë të qartë në mbështetje të fqinjësisë së mirë për të dy popujt dhe shtetet. Në këtë fushatë janë kyçur edhe portalet e regjimit të mëparshpëm si dhe “intelektualët”, historianët dhe “patriotët” e shqetësuar të cilët 11-të vite ishin në listën e të paguarve të regjimit të njëjtë. Kundër saj, Qeveria e Nikolla Gruevskit me paratë e qytetarëve ka rivendosur përmendore”, thonë nga VMRO-PP.

Ata thonë nëpërmjet kumtesës se u japin mbështetje të plotë arkimandrit Partenij dhe të gjithë murgjve në manastirin Shën Gjon Pagëzorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button