Vetëm 200 studentë regjistrohen në Universitetin Nënë Tereza

Ka përfunduar afati i parë i regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza”. Deri më tani kanë aplikuar rreth 200 persona, të cilët kryesisht janë përcaktuar për shkencat shoqërore. Jo zyrtarisht mësohet se interesimi i vogël i aplikantëve për drejtimet tjera, mund të ndikojë në mos formimin e grupeve. Rezultatet do të shpallen më 25 tetor, datë kjo e cila do të jetë edhe fillimi i afatit të dytë për regjistrim, njofton Alsat-M.

Me fillimin e afatit të dytë, bie poshtë premtimi i ministrit të arsimit Pishtar Lutfiu i cili ditë më parë premtoi se javën që pason do të fillojnë edhe ligjëratat në Universitetin “Nënë Tereza”, por në hapësirat e UEJL-së ku janë ndarë dy salla.

Burime brenda rektoratit të UNT-së konfirmojnë se ka përfunduar edhe afati plotësues për mësimdhënës, ndërsa rezultatet priten të shpallen gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohe rektorati ka filluar me punë në ish hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button